OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud
Transportuesja me flamur britanik Verity lundronte drejt portit anglez të Immingham por duket se është fundosur pas një përplasjeje të raportuar me një tjetër mjet detar.
Një trup i vdekur është rekuperuar nga uji dhe dy njerëz janë shpëtuar nga përplasja ende e paqartë e dy transportueseve në brigjet veriore të Gjermanisë.
Dy anijet Polesie dhe Verity, u përplasën mëngjesin e sotëm rreth orës 5, 14 milje (20km) larg ishullit Heligoland, tha komanda detare gjermane.
Shtatë njerëz ishin në bordin e transportueses britanike Verity, 91m e gjatë, dhe kërkimet vijojnë për katër prej tyre që janë të humbur, njoftojnë autoritetet.
Verity ishte nisur nga porti i Bremen drejt Immingham në kohën e incidentit.
Anija tjetër me flamur të Bahamas, Polesie, lundronte nga Hamburg drejt Spanjës dhe vijoi të pluskonte me 22 persona në bord.
Të dhënat e rrjetit publik të lëvizjeve detare ‘MarineTraffic’, tregonin dy mjetet që i afroheshin shumë njëra-tjetrës, në dy episode sot herët.
Anija turistike britanike Iona P&O që lundronte drejt Rotterdam ndaloi në afërsi të vendndodhjes së fundit të Verity për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit.
Grupi P&O Cruises konfirmonte se mjeti i tyre është përfshirë me operacionet e shpëtimit.
Ata thonin se anija kishte doktorë në bord dhe mund të trajtonte të plagosur nëse ishte nevoja.
Ndërkohë kërkimet vijojnë me helikopterë e personale mjekësorë në zonën detare të incidentit.
Top Channel