Dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vjedhje parash në familje, arrestohen dy persona në Gjirokastër

24/10/2023 10:21

Dy persona janë vënë në pranga për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vjedhje parash në familje në Gjirokastër.

Një 49-vjeçar T. B. banues në Gjirokastër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Ndërsa një 38-vjeçar N. Zh banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi ka shkuar vazhdimisht, në shtëpinë e babait të tij, në cenim të urdhrit të mbrojtjes, si dhe i ka marrë një shumë parash, në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel