Calhanoglu: Asllanin e kam vëlla të vogël, ai po rritet! Ka dëshirë të luajë, por i duhet durim

24/10/2023 22:54

Pas fitores 2-1 te Inter ndaj Salzburg, Hakan Calhanoglu ka folur ndër të tjera edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, të cilin theksoi se e ka si vëlla të vogël.

Më tej, mesfushori turk shtoi se Asllani po rritet, por sipas tij i duhet vetëm pak durim.

“Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim. Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”-tha Calhanoglu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA