Berisha shkon në zyrë dhe jo në gjyq: Jam i gatshëm të paraqitem kur drejtësia më thërret, por s’mund të shkel Kushtetutën

24/10/2023 11:05

Gjykata e ka thirrur në seancë për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, por ish-kryeministri Sali Berisha “thotë se nuk mund të shkojë”.

Jam i gatshëm të shkoj sa herë më thërrasin, por s’mund të shkel Kushtetutën, tha Berisha, duke iu referuar imunitetit që ka si deputet.

“Derisa ky ligj është në Kushtetutë, nuk mund të pranoj asnjë lloj kompromisi për shkeljen e tij. Jam gati të ndërmarr të gjitha hapat ligjore në mbrojtje të Kushtetutës. Jam i gatshëm të paraqitem për t’u pyetur për çdo gjë, por nuk mund të shkel Kushtetutën. S’mund ta menderosim Kushtetutën. Unë jam korrekt”.

Kështu, deputeti Berisha po përdor argumentin se GJKKO duhet të dërgojë njëherë kërkesën në Kuvend, përpara se të vendosë masë për “cenimin e lirisë së tij”.

Sot është caktuar seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e kompleksit Partizani. Por ende nuk është bërë njoftimi i Sali Berishës për masat e marra nga GJKKO. Në këto kushte, seanca mund të zhvillohet në mungesë të ish-kryeministrit Berisha.

Sipas gazetares Anila Hoxha, në rast se Berisha nuk paraqitet njëherazi, pritet të caktohet një avokat falas nga shteti i cili do ta përfaqësojë.

Një ditë më parë, në banesën e tij zbarkuan oficerët e policisë Gjyqësore për t’i komunikuar masën, por Berisha nuk ndodhej në banesë. Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA