Sekuestrohet vila ku qëndron ish-kryeministri Berisha në Gjirin e Lalzit

23/10/2023 13:54

Vila në Gjirin e Lalzit ku qëndron ish-kryeministrit Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të GJKKO-së.

Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA