Prishtina ende nuk ka përgjigje/ Pas vizitës së pesë diplomatëve nuk ka reagim për planin e ri

23/10/2023 19:34

Tre ditë nga vizitës së pesësh diplomatike, Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë një qëndrim të qartë mbi planin e ri që e pranoi nga ndërkombëtarët të shtunën.

Një qartësim të planit mbi marrëveshjen bazë të normalizimit, opozita e ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, ku njëkohësisht kërkojnë edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar

Po bëhen tre ditë pas vizitës dhe nuk e kemi asnjë qëndrim të kryeministrit. Jemi të vetëdijshëm që një shtet obligimet ndërkombëtare që i ka duhet t’i përmbushë për integrim.“-shprehet deputeti i PDK, Abelard Tahiri.

“Kosova duhet që të bashkërëndojë politikën me ndërkombëtarët, veçanti me Amerikën dhe BE-në. Obligimet që i ka marrë duhet t’i përmbushë pa e dëmtuar sovranitetin e vendit.“- shprehet deputeti i AAK, Besnik Tahiri.

Për pushtetin, kushtëzimi i integrimit evropian të Kosovës me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që bëri ndërmjetësi Miroslav Lajcak, nuk është më shqetësuese se deklarimet mbi sulmin terrorist të Banjskës.

“Në rrethanat aktuale pa reflektim dhe veprim konkret të dënimit të atyre për ngjarjet e 24 shtatorit vështirë se mund të parashihet progres në dialog.“-shprehet Mimoza Kusari Lila.

Grupi i emisarëve të Francës, Gjermani, Italisë e SHBA-së, të udhëhequr nga ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak, sollën në Prishtinë e Beograd planin e ri për normalizim të marrëdhënieve bashkë me ultimatumin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Pa asnjë detaj, Qeveria Kurti ka falënderuar të shtunën emisarët për planin e ri.

Top Channel