Macron vizitë në Izrael! Lirohen edhe dy pengje të tjera nga militantët e Hamasit

23/10/2023 22:37

Pritjes i erdhi fundi, pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron, do të vizitojë sot Izraelin, për të shfaqur solidaritetin me shtetin hebre dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës.

Në axhendën e publikuar paraprakisht nga Presidenca franceze, Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë me shtetësi të dy vendeve, që janë prekur nga sulmet.

Për sa i përket pengjeve të marra nga militantët e Hamasit, ku regjistrohen të paktën 220, dy prej tyre janë liruar. Ky lajm u konfirmua nga Kryqi i Kuq, madje u raportua se kanë mbërritur në vendkalimin Rafah.

Dita e 16-të e sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit nuk solli asnjë ndryshim, përpos bombardimeve të vazhdueshme kryesisht në Gaza, që po rëndojnë bilancin e viktimave.

Të paktën 436 palestinezë u vranë në sulmet gjatë natës në Gaza, ndërsa numri në total që nga nisja e bombardimeve është rritur në më shumë se 5000 persona. Teksa sulmet vijojnë ende, në mesin e viktimave janë edhe mbi 2000 fëmijë që nuk kanë arritur t’i mbijetojnë sulmeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA