Foto/ Palestinezët në radhë për ushqim, Borrell bën thirrje për furnizime me ujë dhe energji elektrike 

23/10/2023 18:55

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se e drejta e Izraelit për mbrojtje ka limit.

Duke folur pas një takimi të çështjeve të jashtme të BE-së në Luksemburg, ai tha: “Limitet janë limite të  ligjit ndërkombëtar.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe kjo duhet të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Nuk mund të jetë një fjali retorike. Kjo do të thotë se nuk mund të ketë ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike për popullatën civile. Një popullsi nën rrethim nuk mund të privohet nga uji dhe energjia elektrike, sipas ligjit humanitar”, tha Borrell.

Borrell tha se kamionët me ndihma humanitare të lejuara në Gaza nga Egjipti nuk ishin të mjaftueshëm dhe se karburanti ishte veçanërisht i nevojshëm.

“Ajo që po ndodh në Gaza është një katastrofë humanitare. Është absolutisht e domosdoshme që të ofrojmë ndihmë humanitare”, bën thirrje ai.

Ndërkohë këtu janë disa imazhe prekëse të njerëzve që marrin ushqime në Rafah, afër kufirit me Egjiptin.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA