Juliana dhe Dion nisën provat ditore të Dancing With The Stars duke diskutuar për padjeshkën e pamundur.

Gjatë përballjes me Dion, Juli e mërzitur kaloi në vetfajësim për mosarritjen e objektivit.

Dion: Mban mend nonjë çik apo emocioni bëri të vetën. Ngarkesa, stresi, koreografia, teknika, gjithë gjëja bën të vetën…

Juli: Nuk e di.

Dion: Unë mendoj që ishte stresi, ishte emocioni sepse duke qenë se kishim bërë shumë prova…

Juli: E kemi bërë 100 herë atë padieshkë dhe e kemi bërë super mirë.

Dion: Por duhet të kuptosh që është një padieshkë që ndodhë. Ka të bëjë me teknikën, me emocionin, ka të bëjë me mënyrën se si ti hidhesh për padieshkën, momentin ku je e përqëndruar, hapat që duhet të ndjekësh… Pra janë një sërë gjërash.

Juli: Nga fillimi deri në fund, kërcimi nga ana ime ka qenë katastrofë, një tmerr.

Dion: Realisht po mendon pse s’doli padieshka, apo e ke me performancën.

Juli: Jo performanca, e kisha mendjen te padieshka nga fillimi deri në fund.

Duke biseduar në lidhje me komentet e jurisë natën e spektaklit, Juli pak minuta më vonë ka fajësuar Dionin për dështimin, duke u ndalur në faktin se balerini kërkon koreografi të vështira.

Vlen të theksohet se, në spektaklin e së premtes anëtari i jurisë Ilir Shaqiri tha se: “Do mund të bëja një enciklopedi për gabimet tuaja.”

Ndërkohë, Olta i ka pritur më lehtësisht gabimet në koreografinë e çiftit duke thënë: “Punë e madhe që s’bëre padjeshkën, shijo kërcimin.”

Më pas, çifti ranë dakord të fokusohen tek Valsi, ndërsa Juli i kërkoi Dion të harrojnë situatën e kaluar dhe të shikojë përpara. Të ndalur tek komentet e Ronaldos dhe sherri që ai bëri me një nga anëtaret e jurisë, Olta Gixhari, duke nënçmuar kërcimin e Julit dhe Dion, dyshja thanë që është e nevojshme të fokusohen më shumë tek kërcimi sesa dabatet.

Për të gjithë ata që mbështesin Julianën dhe Dion mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 5.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA