Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është sërish në flakë.

Era e fortë që vijon prej më shumë se 24 orë ka rindezur vatrat e zjarrit duke krijuar një situatë të rënduar nga tymi toksik i cili çlirohet në ajër. Forca të zjarrfikëseve ndodhen në zonë për izolimin e flakëve por era e fortë rindez sërish zjarrin i cili është pothuajse në të gjithë këtë zonë. Era që fryn nga jug- lindja,tymin që çlirohet nga zjarri e çon në drejtim të fshatit Nartë.

Gjatë gjithë natës të gjithë kemi qenë në përpjekje për të normalizuar situatën. Vështirësia qëndron tek tymi i cili na ka penguar dhe vijon të na pengojë“- kështu është shprehur për mediat kreu i Ndërmarrjes së shërbimeve publike Edi Leka, mëngjesin e kësaj të shtune.

“Era e fortë favorizon flakët, ndërsa do ndërhyjmë me shtresa rërë ose inerte për të izoluar vatrat e zjarrit.”

Leka është ndalur dhe tek çështja e landfillit të Sherishtës. Sipas tij është prishur tashmë marrëveshja e bashkisë së Vlorës me operatorin që operonte në këtë landfill për ta vënë atë në funksion që do të thotë se shumë shpejt mbetjet do të depozitohen në landfill e kjo fushë nuk do të jetë vendgrumbullim i mbetjeve urbane të qytetit.

Top Channel