Top Channel zbardh dosjen e grupit të Laert Haxhiut/ Artan Tafani “krahu i djathtë”, zbulon si i “ndanin” vrasjet me njëri-tjetrin

21/10/2023 10:30

Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen e Prokurorisë së Elbasanit në ngarkim të bandës së Laert Haxhiut, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.

I penduari Artan Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli).

Lulzim Spahija (Arapi), akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku),  “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe  Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).

Ligor Romacka, akuzohet për “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Erisiano Abedini akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).

Bledar Berberi akuzihet për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).

Maringlen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)

Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.

Fatjon Veliu, akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).

Bujar Abedini, akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).

Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)

Klea Gjata akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vrasja e Alban Semakut

Prokuroria e Elbasanit thotë se për vrasjen e datës 17 tetor 2021, ku u vra me armë zjarri Alban Semaku alias Elton Mermali, nga hetimet, pamjet filmike, deklarimet dhe përgjimet telefonike, rezultojnë autorë të dyshuar Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Spahija. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata janë autorë të disa ngjarjeve të rënda kriminale,  (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtetsh dhe mjetesh për të kryer vrasje, etj.) te ndodhura në periudhën 2021-2023 në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Lushnje, Tepelenë, Korçë dhe Durrës.

Vrasja e Cajup Selimit

Vrasja e Cajup Selimit me armë zjarri tronditi Tepelenën më 1 qershor të vitit 2021, ku sërish janë autorë të dyshuar Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Erisiano Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romacka, Bujar Abedini.

Vrasja e Fridman Xhaferraj

Vetëm një ditë më pas, u vra i riu Fridman Xhaferraj në Korçë në një rezervuar. Autorë të dyshuar të kësaj vrasje janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Idriz Manej. Për këtë rast u arrestuan Kristi Bixheku dhe Lulezim Spabija.

Vrasja për gjakmarrje e Albi (Dijonist) Bashaliu

Ky i fundit u vra më 27 dhjetor të vitit 2021 në Peqin, me autorë të dyshuar, Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi).

Vrasja me paramendim, e mbetur ne tentativë ndaj Kujtim Metës

Ngjarja ndodhi më 20 prill 2022 në qytetin e Lushnjës teksa shënjestra po pinte kafe. Autorë të dyshuar për këtë rast janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spabija (Arapi), Dorian Shurdhi, (i cili nuk jeton më.

Shkatërrim i pronës me eksploziv

Eksplozivi iu vu banesës së Arjan Alicos në Lushnjë më datë 5 prill 2021 me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu dhe Lulzim Spahija (Arapi).  Pak javë më vonë, po në qytetin e Lushnjës, më datë 29 në banesën e Erion Gogut u vendos eksploziv, me autor të dyshuar Laert Haxhiu dhe Artan Tafani. Më 8 qershor të vitit 2022, u vu eksploziv në biznesin e Bashkim Rajkut në Durrës, me autorë të dyshuar Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Erisiano Abedini. Më 1 nëntor dhe 31 dhjetor 2022, u vendos eksplozic në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë me autorë të dyshuar Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Erisiano Abedini, Kristi Bixheku.

Top Channel