Inter, Asllani, gati të largohet nga Torino dhe të fluturojë në Turqi Atalanta Kërçyku ka rrëqethur, ndërsa rrëfeu për “Dancing With The Stars” grimca të historisë së saj.
Bukuroshja shqiptare tregoi se ndërsa merrej me modeling ka rënë pre e shumë bullizimeve përsa i përket fizikut. Madje, njerëzit shkuan deri në atë pikë saqë i uronin vdekjen në momentin që emri i saj u bë publik si një ndër konkurrentet e “Dancing With The Stars”.
“Kam qenë shumë pre e bullizimeve për fizikun, për trupin. Më thoshin ‘u bëre ti të jesh këtu’. Kur tentoja të bëja modeling nuk kisha peshën e duhur. Pastaj u dobësova deri në pikën që kalova në anoreksi dhe kjo ka qenë periudha më e ulët e jetës time.
Kur u lançova në DWTS ka qenë një mesazh i tmerrshëm që më uronte vdekjen”- tha Atalanta, duke shtuar se momente të tilla i kanë rënduar shumë prindërit e saj.
Atalanta dhe Luixhino performuan në këtë natë të tretë në skenën e Dancing With The Stars me një Charleston. Kërcimi elegant dhe energjik në të njëjtën kohë u vlerësua shumë edhe për shkak të shkallës së vështirësisë së të performuarit mbi një podium. Juria i dha modeles 30 pikë, me Valbona Selimllarin që e vlerësoi me 8 pikë, Lori Bala 8 pikë, Ilir Shaqiri 7 dhe Olta Gixhari 7 pikë.
Për të gjithë ata që mbështesin Atalantan dhe Luixhinon mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 6.
Top Channel