Puna në shtëpinë e të moshuarve nuk është vetëm të qëndrosh me të moshuarit, të bisedosh me ta, t’iu shërbesh ushqimin apo ilaçet.

Por pjesa më e vështirë është të kujdesesh për higjenën e tyre të përditshme.

Kristi kreu atë që kujdestaret e azilit bëjnë çdo ditë, pastrimin e pensionistëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për sistemimin e dhomave, por edhe ndërrimin e të moshuarve dhe larjen e tyre në dush.

“Kjo ka qenë pjesa më e vështirë kur ke nisur punë në fillim?”– pyet Kristi kujdestaren.

Po përgjigjet Ela, por mësohesh. “Ata kanë nevojë dhe kjo është e drejtë bazike”.

Top Channel