Batutat e aktorit, tashmë konkurrent të “Dancing With The Sars”, Elvis Pupa, nuk i munguan skenës madhshtore të kërcimit.

“Kush e ka shpikur këtë lloj kërcimi mor Zoti madh (qesh). Kur më dhanë mënyrën e kërcimit si Tony Montana, thash në këtë rast Tony Montana si karkalec fushe”, tha Pupa teksa dhuroi të qeshura në skenë.

Ndërkohë bazuar në kërcimin, juria pati kritika dhe opinione pozitive, gjithmonë krahasuar me javët e kaluara.

Valbona Selimllari: Në disa momente dilje nga roli se i mbaje sytë poshtë, shihje ku të hidhje hapat. Por ajo që mua më pëlqen është se je përmirësuar, ke nisur të jesh më i lirshëm gjatë kërcimeve.

Lori Bala: Nuk kishte hapa të shpejta. Realizove 20-30% të asaj që kërkon ky zhaner. 

Dyshja Elvis-Jora me performancën e tyre arritën të rrëmbenin 25 pikë nga juria.

 

Top Channel