Prodhimi i verës për Pogradecin është një traditë e hershme ndaj çdo vjeshtë organizohet festa e verërave.  

Hapja e buteve të verës së prodhuar në mënyrë artizanale së bashku me gështenjat e pjekura janë dy nga elementët mikpritës të Pogradecit që sillen në vëmendje përmes kësaj feste dhe që synojnë të promovojnë traditën vendase.

Për studiuesit e historisë gjurmët e prodhimit të verës në Pogradec nisin që në lashtësi.

Nga më të vjetrit e deri tek brezi i ri prodhimi i verës është një proces i njohur që trashëgohet në çdo familje.

Prej 29 vitesh në Pogradec organizohet festa e verërave dhe gështenjave pjesë e së cilës bëhen edhe prodhime të tjera artizanale, ekspozita dhe konkurse që plotësojnë kornizën e traditës pogradecare.

Top Channel