Turizmi, humbje nga lufta! Shqipërinë e vizitojnë 100 mijë izraelitë, prenotimet u anuluan

20/10/2023 19:57

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës ka shkaktuar edhe një valë anulimesh të bëra nga turistët izraelitë në vendin tonë.

“Ne kishim një grup prej 300 izraelitësh të ardhur për një festë fetare. Patën probleme, pasi u anuluan fluturimet, për shkak te konfliktit. I kthyem me çarter. Izraelitët vijnë gjatë gjithë vitit për ture kulturore dhe fetare. Nuk është se vijnë për pushime verore. Operatorët turistike që operojnë me tregun izraelit kane patur rezervime deri në fund të nëntorit. Ato të gjitha janë anuluar.

Nuk ka të dhëna të sakta, por përafërsisht deri tani kanë ardhur në Shqipëri 100 mijë izraelitë, ose kanë rezervuar për Shqipëri. Pjesa më e madhe e kanë realizuar udhëtimin e tyre, por një numër i konsiderueshëm e kanë anuluar ardhjen për shkak të luftës që nuk dihet se sa do të zgjasë. Turistët izraelitë nuk kënaqen kollaj, janë shumë kërkues, por në fund paguajnë”, tha Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Top Channel