“Hesapet” e javës së kaluar me sa duket ende nuk janë larë nga Olta dhe Ronaldo, të cilët menjëherë pas përfundimit të kërcimit kanë nisur të debatojnë.

Fillimisht Olta komentoi kërcimin, por më pas konkurrenti ka reaguar për opinionet e javës së kaluar në “Dancing With The Stars”.

 “Kërcimi mu duk më interesant se ai i kaluari. Kishte më shumë qëndrueshmëri, me thënë të drejtën unë e kam favorizuar netët e kaluara me pikët, por nuk do ta bëj më”, u shpreh Olta.

Pas kësaj deklarate Ronaldo reagoi, duke u treguar i ashpër me pjesëtaren e jurisë, ku në thelb qëndronte komenti i javës së kaluar.

“Si nuk të shkon ty karrigia e Dancing. Ti ke dy javë që merresh me mua dhe hapat. Ti me mua nuk je marrë me aktrimin, ti nuk di të hedhësh hapa”, iu drejtua Ronaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA