“You’re the One That I Want ” kënga e realizuar nga aktori dhe këngëtari amerikan John Travolta dhe këngëtarja dhe aktorja anglo-australiane Olivia Newton-John u soll nga Eni Shehu dhe partnerja e tij Odeta në “Dancing Wth The Stars”.

Lori: Duhet të ishe më i lirshëm si nga pjesa sipër dhe e poshtme.

Odeta: Unë nuk jam shumë dakord, duke qenë se po diskutohet Eni bën pak, është mundur shumë mirë të ketë aq hapa sa kam dhe unë.

Lori: Unë do të doja më shumë, duke ditur pritshmërinë.

Ilir: Padjeshka të kualitetit të lartë je më i përfshirë, i pavarur.

Olta: Hapat më shijuan, padjeshkat ishin shumë, disa ishin më të vështira, Eni është një partner që të jep siguri. Më ka shijuar shumë kërcimi, ti dhe disa të tjerë që i bëni shumë mirë gjërat. Daç me hatër daç jo, ti dukesh bukur në skenë.

Eni Shehu dhe partnerja e tij Odeta rrëmbyen nga juria 29 pikë.

Për të gjithë personat që mbështesin Enin mund të votojnë me kodin VIP3.

Mund të votohet nga Shqipëria dhe Kosova duke dërguar me mesazh në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 kodin e konkurrentit tuaj të preferuar.

Dhe mos harroni, mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Gjithçka mund të ndryshojë në fund të kësaj mbrëmjeje, sepse pikëve të jurisë do t’u shtohen edhe votat e publikut, ndaj votoni për çiftin tuaj të preferuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA