Demi i zi fotozhenik i quajtur Romeo besohet si më i larti në botë me gjatësinë 1.85m (fotot)

20/10/2023 16:17

Një demi zi i racës Holstein, i quajtur në mënyrë përkëdhelëse Romeo, besohet se është tashmë më i larti në botë me gjatësinë 1.85 metra. Ai jeton në një rezervat në Oregon, SHBA, ku është sjellë që kur ishte i vogël pasi lindi në një fermë bulmeti.

Me lartësinë e tij ai kalon mbajtësin aktual të rekordit, demin e quajtur Tommy, gjithashtu nga SHBA, në Massachusetts.

Themeluesja e rezervatit të kafshëve Welcome Home, Misty Moore tha se Romeo ishte shpëtuar nga ferma e shfrytëzimit masiv të gjedhëve bashkë me një dem tjetër të quajtur Milo.

“Ai u shpëtua nga një zonjë që shkoi te ferma dhe pa kafshët në ndarjet e tyre të vogla, dhe kishte arritur të siguronte lirimin e pesë prej tyre.

“Pasi e nxorri nga ferma e bulmetit ajo kontaktoi me rezervatin dhe ne morën këtu Romeo e Milo.”

Moore thotë se kanë nisur procesin e njohjes së Romeo nga rekordet botërore si lopa më e lartë.

Kafsha e admirueshme bovine është bërë e famshme në rrjet dhe me vizitorët e parkut që habiten me masën e ti.

Zyrtarët thonin: “Megjithë masën e tij të stërmadhe Romeo luan e vrapon si të ishte një këlysh.

“Ai është një gjigant i butë e i ndjeshëm, shumë inteligjent. Lopët janë shokë, nuk janë ushqim!”

Rekordi aktual i lartësisë mbahet nga Tommy, demi 13-vjeçar i racës zvicerjane që jeton në një fermë në Massachussets.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA