Punimet e Kuvendit këtë të enjte u shoqëruan me debate jo vetëm brenda sallës parlamentare, por edhe jashtë saj.
Një grup minatorësh e pensionistësh u mblodhën në protestë para Kuvendit për të kërkuar të drejtat e tyre, për miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pensioneve.
“A ka mundësi të jetoj dhe unë? Të mbijetoj jo të jetoj. 30 vjet punë dhe marr u unë 15 mijë lek? Është gjynah”, tha një pensionist.
“I bëj thirrje parlamentit të marri masa sa më shpejt sepse minatorët janë në rrezik”, u shpreh një tjetër pensionist.
“Kemi dal për të drejtat tona. Po na mashtrojnë, na gënjejnë, “do ua japim sot, do ua japim nesër’”, tha një tjetër.
Por protesta e tyre u shoqërua me tension dhe përplasje me forcat e policisë.
Një prej minatorëve me megafon në dorë, u drejtua për nga parlamenti, por u ndalua nga efektivët e policisë.
Gjatë momenteve të konfrontimit me policinë, një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Top Channel