Përvetësoi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën, arrestohet operatori i shitjeve në Tiranë

19/10/2023 16:18

Një operator shitjesh në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën.

E.S., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë në pranga pasi ka përvetësuar një shumë parash duke i orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel