Përmendja e fituesit të Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli e ka acaruar keq Armaldon gjatë provave të Dancing With The Stars.

Gjatë provave Mariana i ka thënë që ta shikonte me inat siç ai shikonte Luizin gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, por kjo gjë e ka acaruar Armaldon.

Mariana: Unë e kam pasur për shaka.

Armaldo: Për shaka? E dyta herë për shaka, sepse më ke thënë më shiko me inat siç shikoje Luizin, herën e dytë e bën këtë deklaratë. Si mund të flasësh në emrin tim?

Mariana: Pse je prekur kaq shumë se kuptoj.

Armaldo: Të shikosh komentet në rrjete sociale do e kuptosh pse jam prekur aq shumë.

Mariana: Nuk e kam bërë me tendencë.

Armaldo: Unë me atë njeri nuk flas fare dhe nuk dua të flas fare. Shkoj unë në shtëpi dhe dëgjoj unë se çfarë thua ti për mua në prova.

Më pas situata e tyre është qetësuar dhe kanë vijuar me provat

Armaldo: Më kanë hyrë ethet që të kërcej bukur, vetëm të kërcej bukur, më bërtit gjithë ditën.

Mariana: Nuk është se e kam me frikë këtë javë, javën e kaluar e kisha më frikë, por shkoi mirë.

Tema e kësaj të premteje në Dancing With The Stars është preformaca me kolonat zanore të filmave më të famshëm të të gjitha kohërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA