Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për Joana Duron, ish-sekretare e përgjithshme e  Ministrisë së Shëndetësisë nën akuzë për korrupsion.

E vendosur nën hetim nga SPAK në  fillim të këtij viti ish zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë  gjendet në të njëjtën dosje me ish specialisten e nivelit të lartë Laura Shteto, edhe ajo nën masën arrest me burg.

Ndërkohë që dy të tjerët, administratori i kompanisë “Drikons” Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu, akuzohen se paguan 330 mijë lekë  për një tender me synimin për tu favorizuar. Kjo shumë  ju dha ish sekretares së  përgjithshme nga Laureta Shteto.

Të dyja të akuzuarat nuk parashtruan asnjë deklaratë në seancë  përveç pohimit të gjeneraliteteve.

Ndërkohë që në seancën e ardhshme pritet që SPAK të shpallë  pretencën. Hetimi i prokurorisë  së posaçme përmend se si tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës kishte si fond limit shumën prej 800 mijë  lekë.

Gjatë përgjimeve rezultoi se ish-sekretarja i mori paratë në një  zarf, në  zyrën e saj prej nga ku doli me pranga.

Top Channel