Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka treguar se nuk do dorëzohet dhe se hapi konkret filloi tani.
Ndërkohë ai ka vazhduar dhe me akuzat e tij.
“Është refuzuar vetëm afera e portit të Durrësit, shkon minimumi 4 miliard euro, u refuzua hetimi, i Taulant Ballës dhe Edi Ramës për zhdukjen e TIMS. Ju e vini re në komisionin parlamentare ftohen ministria për të dhënë shpjegime për abuzime, skandale, nuk paraqiten në komision, dërgojnë drejtorë, ndërsa vetë shpërfillin parlamentin, kjo është e dënueshme, nuk është parlament më, nuk funksionon. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. D.m.th që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus. Dhe e tillë ka qenë në 32 vite. Përfundimi do jetë fitorja.“, tha deputeti, Sali Berisha.
Ndërkohë Partia Socialiste ka kërkuar të merret masë disiplinore deputetë të opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare të kësaj të enjteje.
Berisha, thotë se ai dhe deputetët që e mbështesin nuk do të dorëzohen dhe nuk do të njohin asnjë vendim të socialistëve.
“ Akti i turpshëm ishte fikja e dritave. Ne nuk dorëzohemi, edhe nëse Komisioni i Etikës na përjashton. Edhe 46 po të përjashtohen, ne nuk do të dorëzohemi. Hapi konkret filloi tani. Tërheqje nuk ka më. Nuk e njohim vendimin”, shprehet Berisha.
Top Channel