Një 43-vjeçar është arrestuar në Fier pasi policia gjeti në banesën e tij kanabis.

Nga kontrollet, në banesën e i Sh. K. (Sh). (S)., në fshatin Libofshë, u gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel