Provat e konkurrentëve të Dancing With The Stars vijojnë ende çdo ditë plot përkushtim për të sjellë një spektakël të magjishëm të premten.

Aktori Elvis Pupa dhe Jora këtë javë do të vijnë me një Jive në spektaklin live, ndërsa emërtimi i këtij zhanri ka sjellë të qeshura mes tyre.

Elvisi: Leji llafet se vetëm me fol e ke menjen.

Jora: Këtë jemi kemi një Jive një nga zhanret e kërcimit që hyn tek kërcimet latine.

Elvisi: E keni nda menjen për të ma marr shpirtin. E di ti që më janë ngushtu tre gisht pantallonat.

Jora: Ky është një kërcim pupthi.

Elvisi: Më ngjaka me mbiemrin.

Nga ana tjetër, Atalanta dhe Luixhino i kanë nisur provat me komenet që ndjekësit i kanë bërë moderatores.

Atalanta: Ça do ti me këtë, ky e ka vendin tek Sara Hoxha, më mirë Erindintë përkushtuar se sa këtë qerosin që vetëm bërtet.

Luixhino: Erindi është në shtëpi na sheh nga televizori. As Erindi nuk ka flokë, S’kam flokë, por energji kam unë.

Ndryshe nga dy çiftet e tjera, Eni dhe Odeta duken shumë të përkushtuar në kërcimin që do të sjellin këtë të premte.

Odeta: Mua më pëlqen që të ketë elementë të vështirë në kërcimet, nuk toleroj asnjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA