Hamasi ka publikuar një video të 21-vjeçares Mia Schem, një vajzë franko-izraelite e marrë peng gjatë sulmeve në Izrael.
Në imazhet që janë bërë virale ditën e djeshme, Schem shihet e plagosur dhe duke marrë trajtim mjekësor nga një person i paidentifikuar. Ajo përgjërohet që ta kthejnë sa më shpejt pranë familjes. I ndodhur në Shqipëri në kaudër të Samitit të Berlinit, Macron u shpreh se qeveria e tij është në negociata për lirimin e pengjeve jo vetëm franceze or dhe pengjeve të tjerë të Hamasit.
“Sikurse ju të gjithë e kam parë videon e pengjeve dhe duhet t’i them familjes së Mia Schem-it se ka mbështetjen tonë, dashurinë tonë dhe këtë ua them të gjitha familjeve që u janë marrë peng të afërmit ose rezultojnë të zhdukur.
Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për çlirimin e pengjeve, kemi kontakte me shumë fuqi dhe miq për të arritur çlirim e pengjeve francezë dhe gjithë pengjeve. Franca e ka dënuar gjithmonë marrjen e pengjeve nga gjithë kombësitë, është e papranueshme dhe e neveritshme. Po bëjmë gjithçka por duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Negociatat vazhdojnë, dua t’i them të gjitha familjeve që bëjmë gjithçka që kemi në dorë për çlirimin e pengjeve. Kam pasur mundësi të bisedoj me presidentin palestinez dhe drejtuesit të tjerë të lartë të zonës, ndërsa kam shprehur solidaritetin tonë më Izraelin për sulmin terrorist që pësuan. Kam kaluar edhe mesazhe alarmi për ndihmat humanitare dhe të shkeljen e të drejtave të njeriut. Unë do të shkoj sapo të vlerësoj se do të kemi një axhendë të dobishme dhe një marrëveshje konkrete qoftë për moshkallëzim të situatës por edhe ndihmat humanitare. Procesi i paqes dhe zgjidhja politike janë të pandashme. Ky moment i vështirë për civilët dhe zonën tregon se ata që kishin besuar se çështja ishte bërë ekonomike dhe sigurie kanë harruar faktin që është çështje politike. Po punojmë për një proces paqeje. Mbështes vullnetin e Izraelit për të mbrojtur dhe për të luftuar kundër terroristëve“, tha presidenti i Francës, Macron.
Top Channel