22/12 13:19
Ismail Haniyeh, i cili konsiderohet gjerësisht si udhëheqësi i përgjithshëm i Hamasit, deklaroi se SHBA-ja është përgjegjëse për sulmin në spitalin Al Ahli, duke theksuar se Washingtoni i dha Izraelit mbulimin për agresionin e tij.
“Masakra e spitalit konfirmon brutalitetin e armikut dhe shkallën e ndjenjës së tij të humbjes“, tha Haniyeh sipas BBC.
Ai u bën thirrje të gjithë popullit palestinez “të dalin dhe të përballen me pushtimin dhe kolonët” dhe që të gjithë arabët dhe myslimanët të organizojnë protesta kundër Izraelit.
Top Channel