“Gruaja Horizont”, në Galerinë e Tiranës ekspozita e Jetona Koçibellit, prezantohet për herë të parë si kuratore

17/10/2023 21:54

Një ekspozitë që ka në fokus gruan përballë tablove ikonike do të shfaqet këtë tetor në Galerinë e Tiranës.

“Gruaja Horizont” është ekspozita e Jetona Koçibellit e cila prezantohet për herë të parë si kuratore.

Figurat e zgjedhura për të qenë pjesë e ekspozitës janë nga fusha e artit, televizionit, biznesit, qeverisjes dhe politikës. Në 40 fotografi do të shpalosen transformimi por edhe rëndësia e grave dhe kontributi i tyre në shoqëri.

Ajo që e bën më të veçantë këtë ekspozitë është dualiteti i dy epokave që shkrihen plotësisht në njëra-tjetrën.

Gra të sotme duke mbajtur në dorë fotot me të spikatura të pikturave të kushtuara figurës së gruas, në artin e realizmit socialist. Në dy epoka që kanë një temë të përbashkët, rëndësinë  e gruas në shoqëritë që ecin dhe evolohen.

Gruaja, në një udhëtim në kohë, me kohën, për kohën, në një ekspozitë që ka gjithçka. Një ekspozitë që do të na shoqërojë në Galerinë e Tiranës në datat 19,20,21 tetor.

Përmes saj do të shijoni artin në të gjitha dimensionet e tij.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA