Dy persona janë kapur duke ushtruar baste sportive në lokalet e tyre në Shijak.

Në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, në pranga janë vënë shtetasit G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, përkatësisht në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët që shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel