Veliaj apel qytetarëve të lëvizin me biçikleta, Tirana gati të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit
16/10/2023 08:43
Erion Veliaj ka postuar disa foto nga xhiro nëpër kryeqytet me biçikletë, si një mesazh për qytetarët që kanë makina se është më mirë të përdorin biçikletën se sa automjetet.
Ndërkohë kjo e hënë do të jetë një ditë dhe datë ndryshe për kryeqytetin, sepse Tirana do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit.
Tirana është gati për këtë ngjarje të madhe. Pastërtia e qytetit, kurimi i lulishteve në çdo kënd të saj ka qenë në fokusin e punës së Bashkisë së Tiranës.
Tirana ka treguar se është mikpritëse e denjë sa herë bëhet fjalë për ngjarje të këtyre përmasave.
Top Channel