Siç e do tradita çdo tetor Top Channel feston nisjen e sezonit të ri televiziv.
Një festë që lidhet me themeluesin e këtij televizioni, ditëlindjen e Dritan Hoxhës. Ka shumë arsye për të bërë një gëzuar. Për një vit super të suksesshëm, por edhe sfidues që lamë pas dhe për shumë të tjerë që do të vijnë. Që nga informacioni koherent dhe i besueshëm e deri tek programet për shijet dhe preferencat e gjithsecilit. Debate politike, investigim, argëtim, dhe art Top Channel është gjithmonë zgjedhja e parë për të gjithë shqiptarinë
Aq shumë sa e dua të renë dhe të jem avangarde, aq shumë dhe dua të ruaj traditën. Sidomos këto traditat e bukura që Top Channel ka dhe që na mbajnë kaq afër me njëri-tjetrin siç është tetori. Dhe në këtë tetor për mua është akoma më e rëndësishme, për shkak se vijmë nga një vit shumë i suksesshëm televiziv dhe jo vetë. Kështu që e kisha të rëndësishme ta tregoja që ne në Top Channel duam të shohim përpara aq shumë sa ndonjëherë e kemi të rëndësishëm të ruajmë atë që na ka bërë të jemi ata që jemi sot”, u shpreh CEO e Top Channel Lori Hoxha.
Për CEO-n e televizionit Lori Hoxha, viti i parë i drejtimit ka prekur majat, por edhe ka kaluar sfida, që sipas saj edhe skenaristët më të mirë të Top Channel nuk do t’i kishin parashikuar aq dramatikisht. Por dashuria për punën ka bërë që të tejkalohet çdo gjë në emër të shërbimit ndaj publikut dhe skrupolozitit në punë
“Ky vit ka qenë realisht një vit shumë sfidues për të gjithë ne dhe ka qenë një aventurë e madhe. Dhe po ta shkruanim me gjithë stafin tonë kreativ nuk do të kishte qenë dot kaq dramatik. E vetmja gjë që mund të them është të rimblidhemi, njëherë në vit, për t’i premtuar njëri-tjetrit që do bëjmë maksimumin tonë dhe për të parë se çfarë do të thotë kjo për ne në vitin që vijon. Sepse kjo është gjeneza e Topit. Të ndërtosh diçka që e do dhe një gjë që askush nuk e kupton përveç teje”, u shpreh Lori Hoxha.
Ajo që di të bëjë mirë familja e madhe e Top Media është të jetë e para, më e suksesshmja dhe ta festojë këtë moment. Festat na kanë ndjekur që nga koha e themeluesit Dritan Hoxha, i cili do të festonte 55-vjetorin. Por krijesa e tij vazhdon dhe urimi për të vazhduar shumë vite e dekada të tjera në trashëgimi i bën këto festa edhe më kuptimplota.
“Do doja t’ju kisha gjithmonë në këtë sallën kaq plot dhe me këto festa që ne i bëjmë përvit për të kujtuar pak traditën, për të kujtuar atë që ishte im atë në 55-vjetorin e tij. Dhe që mua më duhet t përmend çdo ditë pak e më pak për t’ju dhënë siguri juve. Sepse në fakt siguria e vetme që Top Channel ka, është puna që bën çdo ditë për të përmirësuar veten. për të përmirësuar vendin dhe jetën tonë. Trashëgimia dhe ajo që Tani la pas, është ajo që qëndron edhe kur të mos jesh më. Uroj që Top Channel të jetë edhe kur ne të mos jemi ne këtu. Ju jam mirënjohëse, jeni më të mirët, më guximtarët. Keni treguar që dini t’i bëni ballë fjalëve, dëmtimeve, plumbave, të qeshurave, festave, dhe dua t’ju kem gjithmonë pranë për të festuar dhe për t’ja dalë të jetojmë në këtë realitet që shpesh herë është më i bukuri dhe shpesh herë është goxha sfidues”, ka përfunduar Lori Hoxha.
Top Channel