Piramida e Tiranës inaugurohet në përmbyllje të ditës së Samitit të Procesit të Berlinit

16/10/2023 20:29

Piramida, e cila u shndërrua sot në simbolin e mikpritjes së Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit 2023, është transformuar tërësisht nga një ngrehinë e zymtë dhe pa asnjë funksion i së kaluarës, në destinacionin më të madh të teknologjisë digjitale në rajon.

Sot, në përmbyllje të ditës së Samitit, të gjithë pjesëmarrësit ishin pjesë e ceremonisë së inaugurimit të infrastrukturës së re të Piramidës.

Kryeministri Edi Rama: Mirëmbrëma! Unë zakonisht duhet të bëj fjalimin më të gjatë, por do të mbaj fjalën më të shkurtër sepse për të gjithë miqtë e ditës paradite, dita përfundon këtu, por për mua vazhdon me Hirësinë e tij, “mbretin” e Francës, i cili sapo ka zbritur pak momente më parë dhe na duhet të vijojmë me pjesën tjetër të këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme me vizitën e parë ndonjëherë të një presidenti francez në tokën tonë. Ndaj mikpritja jonë duhet të shkëlqejë në mbrëmje!

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë. Sigurisht nuk dua të marr nga koha që duhet t’i kushtoj Hirësisë se tij dhe jam shumë, shumë i lumtur që për arsye të caktuara këtu nuk kemi vetëm gjeni të senatit holandez, të qyteteve, të vendeve për të punuar si Winy Maas, por kemi edhe në fakt mjeshtrin më të madh të koalicioneve me mbështetjen e pakicës Mark Rutte kështu që jam shumë i lumtur.

Të falënderoj, Mark për fjalët e tua. Do të thonë bota për mua sepse unë e di dhe ju e dini se sa shumë doja që të vizitoje Shqipërinë, sa herë kishe premtuar dhe tani po e tejkalon realizmin duke ardhur herë pas here kështu që kjo është gjë e mirë, është gjë e mirë për Shqipërinë, është gjë e mirë dhe për Holandën besoj sepse ne po shohim gjithnjë e më tepër holandezë që po vijnë sidomos gjatë stinës turistike dhe në fakt nuk bëhen pishman që kanë ardhur këtu dhe që panë Feyenoord të rrihej nga Roma, por vazhdojnë të vijnë dhe kjo është fantastike.

Dua te falënderoj gjithashtu Fondacionin Amerikano-Shqiptar, Markun, Martinin e të gjithë bordin që na shoqërojnë. Ata janë vërtetë të shkëlqyer në ndarjen e faturës dhe për të paguar më pak se ne, por duke patur fizibilitet më shumë se ne, kështu që po mësoj nga ata se si e bëjnë një gjë të tillë, por jemi vërtetë shumë të lumtur me këtë partneritet dhe jemi mjaft të gatshëm te vazhdojmë dhe të bëjmë projekte të tjera.

Dua po kështu të falënderoj Federikën që u kthye me Kolegjin e Europës dhe me hirin e saj që ndihmon gjithmonë për të ngritur vendin dhe ne nuk jemi më në depresion por sërish jemi shumë të lumtur që të na ngrenë lart.

Dua të falënderoj Albinin dhe Dimitrin që në fakt na ndihmuan, rezistuan pas një dite shumë të gjatë që ishin me ne në këtë përurim dhe dua të falënderoj të gjithë ju që erdhët këtu sonte dhe jam i sigurtqë duke ikur prej jush tani, ju lë në duart më të mira të Erionit dhe të Markut dhe jam i sigurt që çdo gjë që Erioni dhe Marku do t’ju ofrojnë në këtë pjesë të fundit të ceremonisë, do të jetë përjetimi nga brenda i Piramidës dhe nga jashtë. Çdo gjë që ata mund të mos ju tregojnë mund të ndihmojë Vini dhe Majku kështu që jam i sigurt që nuk do t’ju marr malli dhe me bindjen që nuk do t’ju mungoj, ju uroj një vazhdim të mbarë të pjesës së fundit të mbrëmjes dhe ju kërkoj ndjesë që më duhet të vrapoj që të gjunjëzohem para Hirësisë së tij. Faleminderit!

FOTO GALERI
1/10

Top Channel