Terroristët s’kursyen asnjë! Koha ka ndaluar në Re’im, aty ku u zhvillua sulmi i papritur i Hamasit

15/10/2023 14:34

Koha ka ndaluar tashmë në zonën ku u zhvillua festivali në jug të Izraelit.

Ekipi i Top Channel ka arritur të filmojë gjurmët që la pas masakra me rreth 260 të vdekur nga terroristët e Hamasit.

“Me mijëra njerëz të mbledhur për të festuar në Festivalin e Paqes, terrorisitët e Hamasit shkuan nga veriu dhe sulmuan, duket se koha ka ndaluar tashmë, një tragjedi e vërtetë, 260 njerëz u ekzekutuan këtu prej Hamasit”, tha Bibe.

Sulmi i së shtunës në festivalin muzikor Tribe of Nova në ajër të hapur besohet të jetë masakra më e keqe civile në historinë izraelite, me të paktën 260 të vdekur dhe një numër ende të papërcaktuar të marrë peng.

Dhjetra militantë të Hamasit që kishin kaluar nëpër gardhin e fortifikuar të Izraelit përmes Gazës hapën zjarr mbi rreth 3500 të rinj izraelitë dhe të huaj nga e gjithë bota që ishin mbledhur për të festuar festën hebraike të Sukkot.

Top Channel