Vdes Tomas Gambino, i biri i Carlo, themeluesit të familjes famëkeqe mafiozes të New York (fotot)

14/10/2023 17:37

Thomas “Tommy” Gambino, djali i madh i themeluesit të perandorisë mafioze amerikane Carlo Gambino, ka vdekur në moshën 94 vjeçare, njoftonin sot mediat në SHBA.

Familja shtonte në njoftim se ish-mafiozi milioner kishte vdekur më datë 3 tetor, dhe nga shkaqe natyrale.

E përditshmja New York Times raportonte në 1992 se kryemafiozi kishte akumuluar “të paktën 75 milionë $ në para të thata, bono apo aksione bankare”.

Ai eshtë nipi i atij që njihej si “Big Paul” Castellano, i cili kishte Carlo në krye të fmailjes së krimit, qe me pas ishte eliminuar në vitin 1985 me urdhër të kumbarit të ri të Gambino, John Gotti.

Në vrasjen e famshme, Tommy Gambino kishte ardhur në restorantin Sparks Steakhouse në Manhattan, pak pas eliminimit të Castellano dhe shoferit të tij Tommy Bilotti.

Tommy Gambino, i cili përshkruhej më parë si “princi i mafias së New York City,” u dënua në 1993 për shantazh dhe kontroll të biznesit të bixhozit, si dhe dhënie ilegale huash në zonën e Connecticut.

Ai ka kryer dënimin në disa burgje nga 1996 deri në 2000.

Prokuroria përdori atëherë në gjyq biseda të regjistruara mes tij dhe të penduarit të mafias Salvatore “Sammy” Gravano.

Vëllai i vogël i Thomas, Joseph, i cili nuk u bë kurë i famshëm, vdiq në 2020 në moshën 83 vjeçare.

Në vitin 1992, vëllezërit që zotëronin monopolin e kompanisë së kamionëve Consolidated Carrier Corporation dhe disa kompani ndërtimi në Garment District u akuzuan për korrupsion, gjobëvënie, kushtëzim tregtie, kërcënime e të tjera.

Porkurorët kishin arritur asokohe të vendosnin përgjues në bizneset e mafiozëve duke regjistruar qindra orë biseda që sollën ngritjen e akuzave, shkruan New York Magazine.

Vëllezërit kishin pranuar një marrëveshje faji me prokurorët dhe të paguanin 12milionë$ dollarë gjoba dhe kthim të bizneseve.

Thomas ishte martuar me Frances, të bijën e shefit të mafias Tommy Lucchese, e cila është tani 92 vjeçare. Ata kanë një djalë, Thomas Jr., 63 vjeç.

FOTO GALERI
2/3
Porkurorët kishin arritur asokohe të vendosnin përgjues në bizneset e mafiozëve duke regjistruar qindra orë biseda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA