Makina pa teka që zëvendëson punonjësit! Një ditë në fasoneri, të qeshura, dështime dhe histori njerëzore

14/10/2023 17:45

Kristi Gongo sfidën e radhës e ka në fasoneri.

Zgjohet herët dhe merr transportin bashkë me gratë nga Babrroi. Puna nis në orën 7 me përparëse, ku Kristi ndjek disa procese duke nisur nga skicimi, prerja e copave, qepja e deri te paketimi. Porosia ishte uniforma pune për në Gjermani.

Klienti është strikt dhe nuk lejon gabimet. Por Kristi përballet me shumë vështirësi si dhe njeh nga afër historitë e vajzave, grave dhe burrave që prej vitesh punojnë në fasoneri. Albani rrëfen se është rikthyer nga Italia në 2009 për t’i qëndruar pranë të ëmës të sëmurë, e cila ndërroi jetë një vit më vonë dhe Albani mori vendimin për të jetuar përgjithmonë në vendlindje.

“Puna ime si prestar nuk ka ndryshim. Puna është punë kudo. Rrogat janë më të larta, por ti merrte qiraja e shpenzime të tjera. Atje je punë gjithë kohës, ndërsa këtu mbaron kafe je me miqtë për kafe”…

Në fasoneri Kristi zbulon edhe pajisjen pa teka që zëvendëson punonjësit. “Kemi marrë këtë makineri që bën punën e 5 punonjësve. Kemi nevojë për punëtorë shumë, për 20, 30, 50. Punë ka plot, punonjës jo”, tregon përgjegjësja e fasonerisë, Vali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA