Spektakli më i madh i kërcimit “DWTS” nisi një javë më parë në ekranin e Top Channel. Edhe pse ende në fillim, yjet e këtij spektakli janë gjendur në shumë situata.

Në premierën e “DWTS”, deputeti Saimir Korreshi gjatë performancës së tij në një quick step pësoi një incident që e coi në një thyerje krahu. Në këto kushte vazhdimësia e tij në garën e DWTS është vënë pikëpyetje edhe pse ai shpreh për mikrofonin e Top Channel se ky incident nuk i ndal pasionin dhe dëshirën për të garuar e fituar.

“Momenti që kam rënë në tokë, dora u mbeshtet keq, dhe në fundin e parkrahut është çarë kocka nga pesha e trupit dhe e rënies time. Dëshirojë ta vazhdojë garën, nuk besoj se kjo do më ndalojë. Varet dhe si do të vendos dhe juria në fatin tim nëse do e shikojnë të arsyeshme të vazhdojë apo jo.

Në momentin e parë kam pasur gjithe kohës vullnetin për ta rikuperuar duke qenë se dhimbjet tani nuk janë më”- tha Korreshi.

Se çfarë do të ndodhë me Saimir Korreshin në garën e DWTS këtë do e zbulojmë në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA