Në 10 muaj 92 policë në pranga, i fundit polici rrugor që mori 60 mijë lekë ryshfet për të mos bllokuar makinën Një turiste gjermane ka ndërruar jetë të enjten në Shkodër, teksa po kalonte në këmbë shtegun drejt Thethit.
Pesë turistët e huaj janë nisur pa një guidë dhe banorë të zonës, nga Thethi për të vizituar Qafën e Pejës, një nga atraksionet turistike me të veçanta të Alpeve Shqiptare.
Sapo kanë mbërritur në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, mes shkëmbinjve, 31-vjeçarja ka rrëshqitur duke rënë në greminë.
Në ndihmë të saj kanë shkuar edhe miqtë, por e kanë pasur të pamundur. Ata kanë njoftuar policinë. Menjëherë nga Thethi është nisur një grup vullnetarësh. Ata kanë arritur t’i gjejnë turistët, ndërsa për viktimën ka qenë e pamundur ta nxjerrin nga gremina. Në këto momente, turistët e tjerë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta, së bashku me të riun Nikollë Djegesina nga Thethi, i cili ka shkuar vullnetarisht në ndihmë të tyre.
Errësira dhe shkëmbinjtë e bëjnë të vështirë lëvizjen. Në zonë kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ka nisur operacioni për nxjerrjen e viktimës.
Top Channel