Pas shkëlqimit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Roerd Toçe u rikthye sonte në “Dancing With The Stars”.
Me skenën e kërcimit që ishte shndërruar si një shesh xhirmi, Roerdi dhe Ensa kërcyen një vals vienez.
Javën e kaluar, ata dolën të fundit të renditje, por këtë herë duket se kishte një përmirësim.
“E pashë në rritje Roerdin, në hapa shumë të bukur. Një shoqëruar fantastik, sot më kënaqe”, vlerësoi Valbona Selimllari.
“Jam dakord që ke përmirësim. Ke një figurë të bukur për vals, por unë pashë që nuk e shijove si duhet”, tha Lori Bala.
“Asnjë gabim nuk bëri. Ju improvizuat një shesh xhirim që mua më shijoi shumë. Dukesh si princ, je i bukuri i dheut. Të uroj karrierë të gjata para”, tha Olta Gixhari.
“Në kuadër të valsit, do të them pse s’më erdhi valsi. Sepse ti varesh komplet nga dama, kur shkëputesh, nuk kërcen, je komplet tjetër”, u shpreh Ilir Shaqiri.
Nga juria, Roerdi dhe Ensa morën 24 pikë, me një rritje krahasuar me javën e kaluar.
Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë janë gati të vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.
Televotimi do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Roerdit dhe Ensës, mund t’i votoni me kodin Vip 8!
Top Channel