Nën ritmet latine, Eni shpërtheu sonte me një salsa.

Moderatori ia doli të realizonte padjeshkat me partneren e tij, Odetën. Në fund, Eni tregoi se ishte gjakosur gjatë kërcimit, duke u shprehur me humor se “ka derdhur gjak për këtë performancë”.

Juria vlerësoi performancën e tyre:

“Ia dole, seksi shumë je edhe sonte”, tha Olta Gixhari.

“Unë kam shumë pretendime për ty. Sot të pashë më pak aktiv. Dua të të shoh të sfidosh Odetën”, tha Valbona Selimallari.

“Sonte do të të vlerësoj për dy padjeshka shumë të vështira, që ti i realizove”, tha Lori Bala.

“Ti bën padjeshka të një rangu të lartë. Por, momentet e kërcimit ishin me pikatore. Kërce më shumë”, u shpreh Ilir Shaqiri.

Në total, nga juria, Eni dhe Odeta morën 27 pikë, po aq sa javën e kaluar.

Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë janë gati të vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.

Televotimi  do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Enit dhe Odetës, mund t’i votoni me kodin Vip 3!

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA