Kaosi në futbollin italian/ Ikja e Maldinit dhe Leonardos i hapin rrugën trajnerit të ri, Federata zgjedh mes Mancinit dhe Contes Me moton “ec për jetën” “vrapo për jetën” ishte aktiviteti sensibilizues në kuadër të muajt rozë, kundër kancerit të gjirit.
Gra e vajza u mblodhën duke dhënë mesazhe sensibilizuese për kontrolle të vazhdueshme.
Tetori rozë, i konceptuar si një fushatë për të rritur ndjeshmërinë e grave dhe vajzave për kryerjen e kontrolleve periodike të gjirit, synon edhe rritjen e sensibilitetit mbi mundësitë e parandalimit në avancimin e kësaj sëmundjeje.
Momografia statike në spitalin rajonal dhe mamografia e lëvizshme janë zgjidhja që kanë sot gratë dhe vajzat në Lezhë për t’u diagnostifikuar në kohë që për Drejtoreshën e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Zoje Zefaj, duhet të jenë motiv për të bërë ekzaminime të vazhdueshme gjatë gjithë vitit.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tregoi shembullin e tij duke thënë se e ka nxitur bashkëshorten për të kryer kontrollin pasi kjo është mënyra më e mirë për të treguar kujdes për shëndetin.
“Dua t’ju them se para dy ditësh i kam sugjeruar gruas time për të shkuar për të bërë mamografinë, për t’u kontrolluar veten. Është shumë e rëndësishme që ky sensibilizim t’i bëjë gratë të ndërgjegjshme të egzaminohen. Sepse nëse e ke dhe nuk e ekzaminon është me pasoja katastrofike. Në shumë raste këto probleme janë zgjidhur, nëse janë kapur në kohë”, tha Nredu.
Aktiviteti ka vijuar edhe me shpërndarjen e informacionit mbi rrezikun e kësaj semundjeje, simptomat, mundësite për ekzaminimin e hershëm dhe kurimin e saj.
Top Channel