Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuara Emanuela Jaku, vajza nga Zadrima që mban gjallë traditën e tezgjahut.
Edhe pse ka përfunduar studimet për matematikë, ajo nuk e lë pas dore këtë pasion të mësuar nga një nga zonjat e fshatit.
22-vjeçarja shpjegoi sesi funsionon endja në tezgjah, një process i ndërlikuar që kërkon edhe llogaritje matematikore.
“Fija në fillim endet, mbulohet dhe më pas vihet për punë. Unë atëherë nis punën, mund të jetë një mbulesë, çanta etj… Por zakonisht duhet dizejn që ti të fokusohesh dhe ta punosh. Atë dizejn unë e numëroj, ka disa rrugë siç quhen në gjuhën e tezgjahut”, sqaroi ajo.
Emanuela tha se ka bërë gati edhe pajën e saj duke e endur në tezgjah, me kërkesë të së ëmës.
E përpos të gjithave, Emanuela kujdeset edhe për krimbat e mëndafshit, duke i ushqyer e duke krijuar kushte të posaçme për rritjen e tyre deri në momentin e krijimit të fijeve.
Top Channel