Një ditë para spektaklit, konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat në palestër.

Arnita shkon në prova me qenin, por ky i fundit acaron Enin. Balerini thotë se është e pamundur të mësojnë hapat me një kafshë që i pengon gjatë gjithë kohës. Qeni i regjisores urinoi në palestër dhe Eni u shpreh se nuk mund të vazhdojë kështu provat.

Sara dhe Erindi debatojnë për koreografinë e kësaj jave. Erindi i tregon vlogeres se duhet të menaxhojë momentet kur fustani t’i ngecë te taka. Por Sara trembet nga ky fakt.

Sara: Nuk e di si do t’ia kisha bërë nëse taka do të kapej me fundin, nëse do të ndodhte në shfaqje dhe e tmerrshmja është që Erindi thotë se do të ndodhë! Trajnimi im këtë javë do të jetë si të mbijetoj me një takë të kapur.

Sara: Unë kam parë që nëse bie poshtë, mund të të japin pikë se u vjen gjynah.

Erind: Kjo ndodh vetëm nëse di të ngrihesh. Nëse nuk di të ngrihesh, jo

Sara: Ose nëse ke një partner shumë të mirë që të ngre dhe të bën pjesë të koreografisë

Erind: Unë e lë aty

Ndërsa Enit vazhdon të bëjë lëvizjet e tangos së javës së kaluar dhe balerina i thotë se këtë herë hapat dhe pozat janë shumë ndryshe.

Eni: Problemi është që kërcime të ndryshme, disiplina të ndryshme kanë poza të ndryshme

Odeta: Hiqe tangon! Zhvishe nga trupi

Balerina tregon një pikë të dobët të moderatorit:

“Eni ka në gjë, që në dy orë prova, 1 orë e gjysmë e ka përqëndrimin, në gjysmë orëshin e mbetur, kthehet dhe ka një meditim me veten e vet. Përhumbet komplet. Edhe po t’i flasësh… e ka të përditshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA