Raketa edhe nga Libani, 1.200 izraelitë të vrarë! Izraeli, sulm me fosfor të bardhë

11/10/2023 14:55

Konflikti i Izraelit duket po zgjerohet rrezikshëm.

Shteti hebre goditi gjatë natës me zjarr artilerie territorin në përgjigje të një serie raketash të lëshuara prej andej në drejtim të lartë si dhe Golan, të  pushtuara nga Izraeli në  1967. Një  zëdhënës i ushtrisë izraelite pohoi incidentin, duke shpjeguar se sulmet me mortaja ishin një përgjigje ndaj një agresioni përtej kufirit.

Kjo është hera e parë që regjistrohet një shkëmbim zjarri artilerie ndërkufitare mes Izraelit dhe Sirisë që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit të  situatës në Rripin e Gazës. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut pohoi se bombardimi i lartë sive Golan u krye nga “fraksionet palestineze që bashkëpunojnë me Hezbollahun libanez”.

Ky i fundit pohoi se ka pësuar humbje të mëdha nga sulmet izraelite këtë mëngjes. Grupi militant deklaroi se goditjet e ushtrisë izraelite erdhën pas raketave të tij në përgjigje të vrasjes së tre pjesëtarëve të vet mbrëmjen e se hënës. Palestinezët ndërkohë e akuzuan Izraelin se ka përdorur në Gaza bomba me fosfor të bardhë, armë këto të ndaluara nga Konventa e Gjenevës për t`u përdorur në zona me dendësi të lartë popullsie.

Teksa ministria izraelite e mbrojtjes publikoi pamje të  një  avioni duke dorëzuar ngarkesën e parë të armëve të avancuara në Izrael nga Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, frika e një konflikti të zgjatur po përvijohet gjithmonë e më shumë. Mbërritja e armëve amerikane ishte një përmbushje e premtimit të administratë së Biden për të mbështetur vendin në luftën e tij kundër Hamasit. Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, tha se është  koha që armët t`u shpërndahen dhe qytetarëve. Duke iu referuar trazirave të majit 2021, kur dhuna u shtri në disa qytete izraelite me popullatë të  përzierë, hebraike dhe arabe, Ben Gvir sqaroi se ka udhëzuar kreun e policisë  të përgatitet për një rebelim të ri.

“Mendoj se do të  jetë e pashmangshme. Fola dhe me autoritetet në Sderot, pranë  Rripit të  Gazës, e dhashë urdhrin që të gjithë të fillojnë të lëvizin të armatosur”, tha Ben Gvir.

Vizita e paralajmëruar sot e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Izrael po shihet si shenjë mbështetje e presidentit Joe Biden në këto ditë të vështira për shtetin hebre.

“Do të jetë një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje. Ai do të flasë me udhëheqësit e Izraelit, do të dëgjojë drejtpërdrejt prej tyre për situatën me të cilën po përballen… për nevojat e tyre dhe se si mund t’i mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha zëdhësi i DASH Matthew Miller.

Qeveria izraelite njoftoi se prioriteti i saj tani është eliminimi të gjithë krerëve të Hamasit. 450 objektivë të grupit militant u goditën gjatë natës, përfshirë dy banka, një tunel dhe dy qendra operative të tij. Bilanci i viktimave numëron tani 1200 të vdekur e 3000 të plagosur në Izrael dhe 900 të vrarë e 4.600 të lënduar në Gaza.  300 mijë trupa ka dërguar ushtria izraelite në kufirin me këtë territor.

Do të sigurohemi një herë e mirë, thanë krerët izraelitë të mbrojtjes, që në fundin e kësaj lufte, Hamasi të mos ketë më asnjë kapacitet ushtarak me të cilin të kërcënojë apo të vrasë civilët izraelitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA