“Jo, faleminderit”, trajneri i njohur refuzon stolin e Napolit

11/10/2023 19:05

Rudi Garcia është në prag shkarkimi nga posti i trajnerit të Napolit. Mungesa e vazhdimësisë në rezultatet pozitive dhe atmosfera jo fort e mirë te kampionët e Italisë, po shtyjnë presidetin Aurelio De Laurentiis të ndahet me francezin.

Dhe një nga emrat që përfliten për pankinën e Napolit është Antonio Conte. Tekniku italian qëndron pushim prej muajit mars, kur i dha fund aventurës angleze me Tottenhamin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për të vijuar pushimet. Duke mohuar në këtë mënyrë rikthimin në stol dhe pranimin e ofertës së Napolit.

Dëgjoj thashetheme këmbëngulëse që më lidhin me klube të rëndësishme, por e riktheksoj se tani për tani dëshiroj të qëndroj pushim dhe të shijoj kohën me familjen time”, shkruan 54-vjeçari nga Lecce.

Ndërkohë, pak më herët Conte tha këto fjalë në lidhje me interesimin e Napolit: “Duhet të tregojmë gjithmonë respekt dhe edukatë, nuk mund të flas më shumë… “

Napoli renditet në vendin e pestë në Serie A me 14 pikë të mbledhura në tetë javët e para. Distanca me Milanin kryesues është 7 pikë./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA