Edhe pse palestineze, Gigi Hadid dënon terrorizmin e Hamasit: Lutem për jetën e të pafajshmëve

11/10/2023 10:04

Gigi Hadid, modelja 28-vjeçare e cila është me origjinë palestineze, dënon sulmin nga Hamasi ndaj Izraelit.

Një një postim në rrjetet sociale modelja Hadid shprehet se është një tragjedi e pakuptimtë dhe se ngushëllimet e saj janë për të gjithë të prekurit nga lufta në Izrael, veçanërisht për të pafajshmit, ku shumë prej tyre janë fëmijë.

Gjithashtu Gigi shprehet se e ka zemrën e thyer për luftën palestineze dhe thekson se shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët, nuk përfshijnë demet ndaj hebrenjve.

“Terrorizmi kundër njerëzve të pafajshëm nuk përputhet dhe nuk i bën mirë lëvizjes së Palestinës së Lirë”, shkruan Hadid në postimin e saj.

“Çdo person meriton të drejtat themelore, kujdesin dhe sigurinë, pavarësisht nga kombësia, feja apo vendi ku ka lindur. E di që fjalët e mia nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të shëruar plagët e kaq shumë njerëzve, por gjithmonë lutem për sigurinë e jetëve të pafajshme”, ka përfunduar Gigi Hadid në postimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA