
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por theksoi se sulmi la më shumë se 900 njerëz të vdekur.
“Përkrahësit e regjimit sionist dhe disa nga ai regjim uzurpues kanë thënë disa marrëzi ditët e fundit se Republika Islamike e Iranit qëndron pas këtij akti. Ata e kanë gabim”- tha ai, duke shtuar se: “Ata që thonë se aktet e palestinezëve vijnë nga jo-palestinezë, nuk po kuptojnë vërtetë popullin palestinez dhe bëjnë llogaritje të gabuara.”
Shkalla dhe sofistikimi i inkursionit të Hamasit në Izrael të shtunën nxiti pyetje nëse grupi militant mund ta kishte bërë i vetëm.
Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, tha se nuk ka asnjë “informacion të drejtpërdrejtë” që lidh këto sulme me Iranin në këtë moment, por se SHBA-ja beson se Irani është “gjërësisht bashkëpunëtor” në sulmet e Hamasit në Izrael.
Nga ana tjetër, ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg akuzoi drejtpërdrejt Iranin se qëndron prapa sulmeve të grupeve terroriste në rajon, si Hamasi në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban. Sipas diplomates izraelite në Tiranë, Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t’i bërë ata të paguajnë me dhimbje ngjarjet e së shtunës.
Top Channel