Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it mes  Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş do të bëhet në ora 11:00. Ceremonia do të mbahet në Camp Film City.

Kujtojmë se Turqia po e merr komandën e KFOR-it në një kohë kritike pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, ku si pasojë të dielën e 24 shtatorit humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Top Channel