“Jam aktore, mbase nuk më lejohet asnjë gabim”/ Olta Gixhari flet ekskluzivisht për premierën e filmit

10/10/2023 21:13

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve.

“Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në një intervistë ekskluzive ishte edhe aktorja protagoniste e filmit Olta Gixhari, e cila foli më shumë rreth realizimit të filmit dhe punës së bërë në film.

Nata e parë e prezantimit në “Dancing With the Stars” si juri apo nata e parë e filmit, cila të ka emocionuar më shumë?

Pa diskutim premiera e filmit, edhe pse unë jam në komfort zonën time këtu. Emocioni është shumë i madh sepse përgjegjësinë e kam shumë të madhe këtu. Jam aktore dhe mbase nuk më lejohet asnjë gabim, nuk ka justifikim për mua.

Çfarë note do t’i vendosje vetes si aktore në film?

Këtë pyetje duhet të ma bësh pasi unë të shoh filmin, pasi nuk e kam parë. Uroj shumë që filmi të jetë po kaq i bukur sa ky organizim gjigant.

Me kë ke ardhur sonte?

Parakalova në tapet të kuq vetëm, por jam me gjithë familjen time, me bashkëshortin, me motrën, me mamin, me vjehrrën.

Cilit prej tyre po i del zemra vendit për të parë?

Të gjithëve, por Dori është shumë i emocionuar, më shumë se unë.

Top Channel