Deputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, hoqi paralele mes situatës në Kosovës pas sulmit të Banjskës e dërgimit të ushtrisë serbe në kufi me pushtimin rus në Ukrainë.

Në diskutimin për tensionet në Kosovë në Këshillin e Europës, anëtari i grupit të Konservatorëve Europianë dhe Aleancës Demokratike tha po ashtu se “dikush po kopjon shefin e Kremlinit”, duke nënkuptuar këtu presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2014. Stili i përfshirjes duket i njohur, sikur dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Vladimir Putin. Nuk e përjashtoj faktin që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë”, u shpreh deputeti Oleksandr Merezhko.

Si ta parandaloni këtë? Është shumë e thjeshtë. Respektoni të drejtat dhe sovranitetin e të gjitha shteteve ballkanike, tha Merezhko gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Çdo shtet ballkanik meriton të jetë i pavarur dhe i lirë nga ndërhyrjet e jashtme. Disa vende në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, tha Merezhenko.

Sipas tij, Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian vetëm nëse njeh pavarësinë e Kosovës.

“Besoj se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian vetëm nëse shkëputet nga e kaluara, njeh Kosovën de jure, dhe i bashkohet BE-së në  vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Unë nuk besoj se Aleksandër Vuçiç ka ndonjë iluzion në lidhje me mundësinë për të rivendosur kontrollin mbi Kosovën. Mua më duket më shumë si një lojë politike, ku Vuçiç e përdor çështjen e njohjes së Kosovës si levë. Është interesante se Serbia de facto e ka njohur tashmë Kosovën. Do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë ta bënte këtë edhe de jure”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA